DICKA SA I PERKET HISTORIS GOSTIVARIT
Rreth Gostivarit dhe pë r Gostivarin janë thurrur shumë legjenda me versione të ndryshme bazuar nga pushtuesit e periudhave të ndryshme.
Sipas dokumentit të vetëm nga epoka antike tek historiani Tit Livi (59 p.e.s – 17p. e.s) thuhet se mbreti i fundit i Maqedonisë Pasai (179 – 163) me 10.000 ushtarë pas pushtimit të Uskanës (Kërcovës) pushton qytezën DrauDAK që më pas të pushtohej Oneji (Tetova).
Nga këto të dhëna mund të kuptohet se qyteti i vjet ër DrauDAK i cili ka pasur rëndësi të madhe, është gjindur në mes të Kërcovës dhe Tetovës, d.m.th. Gostivari i tanishëm. Sipas një legjende emri i tashëm i qytetit është emëruar në kohën e sundimtarit Vukashin edhe atë GOSTI – mysafir. Meqë ka pasur një numër të madh të vizitorëve, miqve në për këto vise edhe gjatë periudhës së sundimit të turqve në turqishte vendin e kanë thirur “GOSTIVAR“ (miq ka)
Vetë emri Gostivar quhej vend i tubimit të miqve “Qyteti i miqve”. Në vitin 1850 gjeologu dhe balkanologu Ami Beu në pë rshkrimet për Tetovën në mes tjerave në një pjesë thotë sE në Pollog gindet “ fshati I madh” Gostivari, ndërsa si qytet Gostivari për herë të parë është përmendur në dy shkrimet e shekullit XIX.
Sipas tyre ky vendbanim i Pollogut ka formuar çarshinë e vet (qendrën) kurse e marta ka qenë ditë pazari.
Në vitin 1874 qyteti ka pasur 400 shtëpi, rreth 2000 banorë, ndërsa në fund të shekullit të njëjtë 3500 banorë. Bazuar në shkrimet e Abdylhaqim Doganit, Gostivari merr emrin nga vajza e ardhur nga Tivari që pë r venbanim ka zgjedhur këtë qytet.
Në gjuhën lokale vajza është gocë edhe atë nga Tivari, prandaj del emri Gostivar nga goca e Tivarit.
|